Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 80 metra në qafën malore të Gjavatos, njofton LAMM.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon vozitje të kujdesshme, veçanërisht nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut dhe shembje të gurëve.