Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për lirinë fetare.
Siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, projektligji ka për qëllim të ruajë pluralizmin fetare e t’ua ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht.
Vendimi është marrë me shumicë votash në kabinetin qeveritar. Tre anëtarë abstenuan.