SHBA ka konfirmuar se do të dërgojë 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë,në mbështetje të vazhdueshme të saj në luftën kundër Rusisë.
Mediat e huaja bënë me dije se Shtëpia e Bardhë tha se SHBA do të sigurojë gjithashtu trajnimin dhe furnizimet e nevojshme për të operuar dhe drejtuar këto tanke.
“Njoftimi i sotëm se SHBA do të dërgojë 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë është një vazhdimësi e përpjekjeve tona për t’i ofruar Ukrainës aftësitë që i duhen për të vazhduar për t’u mbrojtur më mirë,” tha një zyrtar i lartë i administrates amerikane.
Zyrtarë të lartë të administratës kanë thënë se tanket 31 M1 Abrams janë ekuivalente me një batalion tankesh ukrainas.
Njoftimi vjen disa orë pasi Gjermania tha se do të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë, pas disa javësh presioni nga aleatët e saj.
Ky veprim shkaktoi një reagim të furishëm nga ministria e jashtme e Rusisë dhe ambasada e saj në Berlin.