Rusia përjashtohet nga ceremonia e çlirimit të Aushvicit

Përfaqësuesit rusë nuk janë ftuar në ceremoninë që do të përkujtojë nesër 78-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes të Aushvic-Birkenaut nga Ushtria e Kuqe, pas agresionit rus kundër Ukrainës, bëri të ditur faqja e internetit e muzeut.

“Duke pasur parasysh agresionin kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, përfaqësuesit e Federatës Ruse nuk u ftuan të marrin pjesë në përkujtimin e këtij viti të përvjetorit të çlirimit të Aushvicit, që do të zhvillohet këtë të premte”, deklaroi zëdhënës i muzeut, Piotr Sawicki, shkruan ATSh.

Kujtojmë që forcat sovjetike ishin të parat që iu afruan disa prej kampeve më të rëndësishme në korrik 1944.

Të befasuar nga përparimi i shpejtë sovjetik, gjermanët ishin përpjekur të fshihnin provat e shfarosjes duke shkatërruar çfarë mundeshin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme