Afera Rama-McGonigal/ Ligjvënësja amerikane: Do hetojmë çdo shënjestrim të paligjshëm ndaj të djathtëve

Ligjvënësit republikanë në SHBA janë zotuar se do të hetojnë në themel skandalin Rama-McGonigal.

Së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve ka krijuar një komitet të posaçëm, që do të hetojë përdorimin e agjencive federale si armë kundër të djathtëve.

LEXO EDHE:

KAFE SHQETO/ Burimi: Drejtësia shqiptare ka dy vite në dijeni për çështjen McGonigal

Anëtarja e këtij komiteti, ligjvënësja e fuqishme republikane, Elise Stefanik ka folur për portalin konservator Breitbart.

Stefanik, që drejton Konferencën Republikane, tha se pret që ky komitet të bëjë një punë shumë të rëndësishme.

Komiteti, që drejtohet nga republikani Jim Jordan, do të ketë autoritet të gjerë për të hetuar Departamentin e Drejtësisë, agjencitë e inteligjencës si FBI dhe CIA, por edhe kompani private si Twitter.

Komiteti do ketë një buxhet të jashtëzakonshëm dhe do të hetojë akuzat se këto agjenci kanë dhunuar të drejtat civile.

“Merrni FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë sa për fillim”, tha Stefanik.

“Ekziston një listë e gjatë e abuzimeve dhe shënjestrimit të paligjshëm, jo vetëm amerikanëve të profilit të lartë që janë konservatorë apo republikanë, por edhe amerikanë të zakonshëm,” tha ajo, duke shtuar se “së fundmi ishte fakti që një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, ish-kreu i kundërzbulimit në Nju Jork, sapo u shpall fajtor për pranimin e qindra-mijëra dollarëve nga Rusia”.

“Këto agjenci duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe reformimit dhe ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi si shumicë për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan të mësojë të vërtetën”, tha Stefanik.

“Shteti i thellë (deep state) duhet të çrënjoset nga bërthama e këtyre agjencive. Ai po kulmon me politizimin dhe mënyrën se si Shtëpia e Bardhë e Biden i ka përdorur këto agjencitë si krahu i tyre politik dhe si një armë politike”.

Komiteti do përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë.

Ndërkohë, Charles McGonigal u arrestua me akuzën se ka bashkëpunuar me një oligark të Putinit dhe se është korruptuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për të punuar kundër opozitës konservatore shqiptare.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme