Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 47 vjeçarin Z.S. nga Çegrani i Gostivarit i cili akuzohet për vjedhje në 5 shtëpi në Gostivar.
“Zyrtart e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (26-janar) rreth orës 13:30, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Çegrani i Gostivarit për shkak të dyshimit se gjatë këtij muaji ka kryer pesë vjedhje nëpër shtëpi në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk