(VIDEO) “Alternativa dështoi në zbardhjen e rasteve të montuara politike”

Bedri Ajdari, familjar i të burgosurve të rastit “Monstra” ka komentuar angazhimin qeveritar për zbardhjen e rasteve gjyqësore që dyshohet se janë të montuara politikisht. Ai deklaroi se nuk është punuar aq sa duhet, ndërsa rezultati e tregon këtë. Ai theksoi se dy partitë më të mëdha në pushtet BDI dhe LSDM për vite nuk kanë shprehur interes për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa ka kritikuar edhe mosrealizimin e premtimeve të bëra nga partia Alternativa për këto çështje.

BEDRI AJDARI, FAMILJAR I TË DËNUARVE PËR RASTIN MONSTRA

“Rezultati e tregon atë se çfarë është punuar dhe çfarë është arritur në këtë drejtim. Mbaj bindjen se nuk është punuar në këtë drejtim aq sa duhet edhe pse kjo kategori e njerëzve të cilët janë nëpër burgje, sidomos ato që janë të pafajshëm, është pike me një varrë e cila nuk po gjen shërim. Po bëhen gati 11 vjet dhe nuk ka epilog përfundimtar gjykimi pë rastin ‘Monstra’, por edhe për raste të tjera”.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka folur për angazhimin e partisë për zbardhjen e plotë të rasteve gjyqësore si Monstra, Alfa, Almiri e të ngjashme.  Ibrahimi ka deklaruar se çështja e letrës që Qeveria duhet t’ia dërgojë Komisionit Evropian është gati se e përfunduar.

ZEQIRIJA IBRAHIMI, PARTIA ALTERNATIVA

“Kjo letër është përgatitur nga ana jonë, i është dorëzuar kryeministrit, i cili ia ka drejtuar ministrit të Drejtësisë. Ai ka pasur ca vërejtje teknike në përmbajtjen e letrës. Letra është kthyer tek ne. Ne i kemi dhënë sugjerimet e fundit dhe tash është letra tek ministri i Drejtësisë, i cili është zotuar se atë do e fusë në një mbledhje të ardhshme të qeverisë dhe pastaj ajo shkon në Komisionin Evropian”

Në anën tjetër, Bedri Ajdari shprehet i zhgënjyer që partitë aktuale erdhën në pushtet duke bërë premtime të mëdha për zbardhjen e rasteve të dyshuara si të montuara, por rezultatet konkrete po mungojnë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme