Mesfusha e mrekullueshme dhe formacionet e Chelseat me Enzo Fernandezin në skuadër

Chelsea është duke u përpjekur vazhdimisht për t’i siguruar shërbimet e Enzo Fernandez në afatin kalimtar të janarit.

Blutë i kanë rihapur bisedimet me Benfican për shërbimet e futbollistit argjentinas, të cilin duan ta transferojnë për 120 milionë euro.

Klubi anglez thuhet të ketë ofruar pagimin e menjëhershëm të klauzolës së lojtarit (120 milionë euro) ose të ofrojë 100 milionë euro dhe një futbollist.

Nëse 22-vjeçari arrin në Stamford Bridge, ky nuk do të jetë lajm edhe aq i mirë për Jorginhon, pasi Fernandez padyshim se do të jetë në formacionin startues të Graham Potter.

Kur të gjithë lojtarët të jenë në gjendje të luajnë, atëherë ai pritet ta formojë një mesfushë të fortë me N’Golo Kante e Mateo Kovacic. Në këtë mënyrë do të mundësohej edhe një sulm shkatërrues me Joao Felix, Kai Havertz e Mykhailo Mudryk.

Duke nisur me portierin Kepa Arrizabalaga, faza defensive do të përbëhej nga Reece James, Wesley Fofana, Thiago Silva e Ben Chilwell.

Megjithatë, një formacion krejtësisht ndryshe (3-4-1-2) do të ishte në rast se Fernandez dhe Jorginho do të luanin bashkë në mesfushë – duke mos i lënë anash edhe opsionet tjera, si Conor Gallagher, Ruben Loftus-Cheek, Denis Zakaria e Carney Chukwuemeka.

Në këtë formacion alternativ, Edouard Mendy do të ishte në portë me Trevoh Chalobah, Kalidou Koulibaly e Benoit Badiashile në mbrojtje.

Cesar Azpilicueta do të ishte në anën e djathtë të mesfushës, me Lewis Hall ose Marc Cucurella në anën e majtë. Në këtë rast, Mason Mount mund të luajë në pozitën e dhjetëshit, me Pierre-Emerick Aubameyang të shoqëruar nga David Datro Fofana ose Raheem Sterling në sulm.

Christian Pulisic, Hakim Ziyech dhe transferimet e janarit, Noni Madueke e Andrey Santos, po ashtu do të luftonin për një vend në formacionin startues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme