Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën e ShBA-së, Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hezituar që të flasë për gazetarët para këtij takimi, derisa tha që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre – shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela”, ka thënë ai.

Ndryshe Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

E në kohën e presioneve të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme