Pakistan, rritet në 93 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në xhami

Numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës i së hënës në një xhami brenda një selie policore në qytetin Peshawari në veri të Pakistanit është rritur në 93, pasi trupa të tjerë u nxorën nga rrënojat, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shafi Ullah, shef administrativ në Peshawar, kryeqytetin e provincës Khyber Pakhtunkhwa, konfirmoi rritjen e numrit të viktimave dhe u tha gazetarëve se 57 persona të plagosur mbeten të shtruar në spital, dhjetë prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Më herët, Muhammad Asim, një zëdhënës i Spitalit “Lady Reading” në Peshawar, duke folur për AA, tha se numri i viktimave ishte 83.

Gati 100 të lënduar janë liruar nga spitali, shtoi ai.

Të hënën, një sulmues i dyshuar vetëvrasës hodhi veten në erë gjatë namazit të drekës në xhaminë brenda selisë së policisë në Peshawar.

Sipas shefit të policisë së qytetit, Muhammad Ijaz Khan, sulmi ishte vetëvrasës pasi policia ka gjetur kokën e sulmuesit në vendin e ngjarjes.

Disa njerëz mbetën nën rrënoja pasi shumica e pjesëve të ndërtesës së xhamisë u shembën, kështu që operacioni i shpëtimit vazhdoi gjatë natës.

Në mesin e të vdekurve ishin disa oficerë të lartë policie dhe imami që po printe në namaz.

Ministri i Mbrojtjes i vendit Khawaja Asif tha për Geo News se sulmuesi i dyshuar ishte në rreshtin e parë në xhami dhe hodhi veten në erë sapo filloi namazi.

Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), konglomerat grupesh militante, mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të hënën, por më vonë mohoi përfshirjen në një deklaratë të postuar në faqen e tyre të internetit.

Pakistani e cilëson TTP-në organizatë terroriste.

 

– 4 militantë të vrarë

Katër militantë u vranë në një operacion të përbashkët të bazuar në inteligjencë nga forcat e sigurisë dhe policia kundër terroristëve në rrethet Swabi dhe Dera Ismail Khan në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Sipas policisë, operacioni i përbashkët u krye pasi Departamenti Kundër Terrorizmit (CTD), policia dhe agjencitë e inteligjencës morën informacione për praninë e militantëve në fshatin Hind në Swabi të hënën.

Militantët hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë dhe policisë, por dy prej tyre hodhën në erë veten dhe i treti u dorëzua, tha policia, duke shtuar se gjatë operacionit u plagosën edhe dy policë.

Paralelisht, dy militantë u vranë në rrethin Dera Ismail Khan gjatë një përballjeje me forcat e sigurisë në zonën Loni të hënën.

Një operacion kërkimi u krye në zonë bazuar në një informacion për praninë e terroristëve, raportoi gazeta lokale Dawn, duke cituar burime të paidentifikuara, të cilët gjithashtu thanë se një sasi e madhe armësh u rimor nga terroristët e vrarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme