(Video) Aksident trafiku afër Shtipit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Shtip – Milladinovci, në afërsi të vendbanimit “Tre Çezmat”.

Sipas informacioneve të para, në aksident ka humbur jetën një person nga Gjevgjelia.

Zëdhënësja e SPB-Shtip Gordana Panajotova konfirmon për MIA se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automobili.

Për momentin në vendngjarje ndodhen ekipet e Shërbimit Mjekësor të Urgjencës, Zjarrfikësve dhe Policisë.
LAMM njoftoi se është ndërprerë komunikacioni në magjistralen Shtip – Milladinovci.

Video: Tv Telma

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme