Vendimi për rrugën ‘Ibrahim Rugova’, LDK tërheq votat për shpalljen e Veliajt si ‘Qytetar Nderi’

Lëvizja Demokratike e  Kosovës ka tërhequr votat për shpalljen e Erion Veliajt,  “Qytetar Nderi” i komunës së Prizrenit me argumentin se nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Reagimi iI LDK-së vjen pasi  Veliaj i hoqi  emrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, një pjese të  rrugës që mbante emrin e tij dhe e emërtoi “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Nga SYRI TV

 Vendimi  i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,  për t’i hequr një pjese të rrugës, emrin e ish -Presidentit Ibrahim Rugova dhe për ta emërtuar këtë rrugë, “Dëshmorët e 4 shkurtit”, ka sjellë reagime të  forta në Kosovë.

Së fundmi, Lëvizja Demokratike e Kosovës është penduar për votat që ka dhënë për shpalljen e  Erion Veliajt  si “Qytetar Nderi” në Prizren duke i tërhequr votat e tyre.

Shefi i LDK-së, anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Haziz Hodaj deklaroi se votat janë tërhequr pasi Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Haziz Hodaj, Shefi i Grupit të Kuvendarëve, LDK: “ Veliaj e ka shkatërruar kohët e fundit një rrugë me emërtimin e Rugovës. Po ashtu një shtatore, me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Prizrenit”.”

Hodaj  paralajmëroi se anëtarët e LDK-së nuk  do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për Veliaj,  një ceremoni që parashikohet të mbahet më  17 shkurt,  datë që shënon 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt të vitit 2012  rruga që nis prej Bankës së Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial, mori  emrin “Ibrahim Rugova” në nder të ish-Presidentit të Kosovës. Por dy ditë më parë,  kryebashkiaku i Tiranës  vendosi ta copëzonte këtë aks dhe një pjese të  rrugës t’i  vendoste emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme