Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të së hënës në Türkiyen jugore rritet në 14.014, raporton Anadolu.
“Vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit në rajonet jugore të goditura nga tërmeti, ne kemi qenë në terren me të gjitha institucionet tona”, njoftoi Erdoğan.
Presidenti Erdoğan tha se qëllimi është që brenda një viti të bëhet rimëkëmbja dhe rindërtimi i plotë i dhjetë provincave të goditura nga tërmeti.