Kandiq: Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko i është përgjigjur pyetjeve se si do të vepronte shteti rus në rast se Serbia i vendos sanksione dhe nëse do të pengonte anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara. 

Reklama

Ai pohoi se për Rusinë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të jetë i rëndësishëm qëndrimi i qeverisë serbe në raport me Rusinë, raporton danas.

Ndaj kësaj interviste ka reaguar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila beson se ambasadori rus i ka dhënë mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

 

“Mesazhet e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Vuçiqin, se Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione…”, ka shkruar Kandiq.

Theksojmë se Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme evropiane që nuk i kanë vendosur sanksione shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se e pranon propozimin evropian të mbështetur edhe nga SHBA-së. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme