Transmetoi dokumentarin për dhunë fetare, kryeministri indian hakmerret ndaj BBC-së

Zyra e BBC-në Indi janë kontrolluar si pjesë e një hetimi nga autoritete e tatim mbi të ardhurat, pas transmetimit të një dokumentari në Britani që kritikonte kryeministrin indian Narendra Modi.

Dokumentari është fokusuar në rolin e kryeministrit në dhunën anti-myslimane në Hujrat në vitin 2002, kur ishte në pushtet.

“Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë BBC, teksa ka shtuar se janë  duke bashkëpunuar me autoritetet indiane.

Edhe pse dokumentari është transmetuar vetëm në televizionet britanike, qeveria indiane është përpjekur të ndalojë njerëzit që ta shohin apo shpërndajnë atë.

Kujtojmë që muajin e kaluar, policia në Dehli arrestoi disa studentë që ishin mbledhur për të parë dokumentarin. “The Modi Question”, është cilësuar në Indi si “propagandë armiqësore dhe mbeturina ati-Indiane”.

Në lidhje me incidentin ka reaguar dhe partia opozitare e Kongresit, KC Venugopal, duke thënë se “qeveria Modi është e frikësuar nga kritikat”.

“Ne i dënojmë taktikat frikësuese dhe të ashpra. Ky qëndrim jodemokratik dhe diktatorial nuk mund të vazhdojë më,” ka shkruar ai në Twitter.

Nga ana tjetër, një zëdhënës nga partia në pushtet, e përshkroi BBC-në si “organizatën me të korruptuar në botë”. Ndërsa, Shoqata e Redaktorëve të Indisë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për kërkimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme