Baçi: Rama ti përgjigjet parlamentit, të ndëshkohet nga shoqeria tallja e tij

Agim Baçi, analist në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se “Tallja e madhe e zotit Rama me institucionet shqiptare e parlamentin duhet të jetë e ndëshkueshme nga gjithë shoqeria”.

Sipas Baçit sjellja e kryeministrit tregon se “nuk jemi republikë parlamentare por republikë kryeministrore”.

Agim Baçi: Kryeministri duhet ti përgjigjet parlamentit. Me sjelljen e tij tregon që nuk jemi republikë parlamentare por republikë kryeministrore. Deputetet nuk kanë reaguar me gjuhën e përdorur nga Rama por më bye në sy vetëm atëherë kur reagojnë kur nuk flet kryeministri.  Protesta para parlamentit është një kauzë më e moralshme se ajo e së shtunës në bulevard. Nëse matet funksionimi demokratik i një vendi është sa jep llogari kryeminstri dhe sa mban përgjegjësi. Tallja e madhe e zotit Rama me institucionet shqiptare e parlamentin duhet të jetë e ndëshkueshme nga gjithë shoqeria.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme