Dekorohet Kontingjenti i FSK-së që shërbeu në Turqi

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar Kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Medalje Presidenciale Ushtarake për shërbimin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Ajo ka deklaruar të martën se përpjekjet e FSK-së jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit, por kanë treguar se janë të aftë të mbrojnë kombin “ndaj kërcënimeve të jashtme”.

Sipas Osmanit, Ushtria e Kosovës njihet për trimëri, për shërbim ndaj shtetit dhe ndaj popujve vëllazërorë, ka shkruar EO.

“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve. Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë, por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme, por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, ka thënë Osmani.

Sipas Rregullores, Medalja Presidenciale Ushtarake “u jepet personave për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

Image
Foto: Alban Bujari/KOHA
Image
Foto: Alban Bujari/KOHA
Image
Foto: Alban Bujari/KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme