Ndihma materiale të ALSAR-it nisen për në Turqi

Fondacioni ALSAR nisi sot ndihma materiale drejt Turqisë, destinuar për të prekurit nga tërmetet shkatërrimtare të këtij muaji.

Dy mjete të mëdha transporti mbartin artikuj ndihme dhuruar AFAD-it, Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi.

Kryetari i Fondacioni ALSAR, z. Mehdi Gurra, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan, punonjës të Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe të Fondacionit ALSAR, ishin të pranishëm në nisjen e kamionëve.

Ndihma përmban gjeneratorë, ngrohësa elektrikë, lavatriçe, dyshekë, jorganë, jastëkë, veshmbathje dhe artikuj higjienikë. Sasia në copë e ndihmës është 9056, me peshë 7475 kilogramë, ndërsa ngarkesa përbëhet nga 1145 pako.

I spikatur për aktivitetin e gjerë humanitar, Fondacioni ALSAR është angazhuar që në ditët e para të fatkeqësisë për mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave për vëllezërit në Turqi.

Një shumë monetare është dërguar më herët, e pas saj ka mbërritur në zonat e goditura nga tërmeti një kuzhinë lëvizëse, e cila do të qëndrojë atje për tre muaj dhe do të përgatisë e shpërndajë ushqim të ngrohtë për banorët.

Me solidaritet dhe ndihmesë, Fondacioni ALSAR i gjendet pranë popullit turk në këto ditë të vështira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme