Gjykata Penale ka liruar nga akuza Lube Boshkovskin për rastin “Fushata” me çrrastë akuzohej për financim jo-ligjor të partisë politike “Të Bashkuar për Maqedoninë”.
Ai u arrestua pas zgjedhjeve të vitit 2011 për financim jo-legal të fushatës dhe u dënua me 5 vjet burgim. Vendimi i sotëm u prit me duartrokitje nga avokatët dhe i akuzuari Boshkovski. Ai për këtë vepër vetëm se ka vuajtur dënimin me burg, dhe ky vendim është sjell pas rigjykimit.
Kjo lëndë u kthye në rigjykim me kërkesë të vetë Boshkovskit. Deri tek kjo erdhi pasi në vitin 2020 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg gjykoi se Boshkovskit i janë shkelur të drejtat e gjykimit të drejtë lidhur me thirrjen dhe marren në pyetje të dëshmitarëve.