(VIDEO) Nënkryetari i Tika-s, Dr. Mahmut Çevik falënderon shoqatat “Alsar”, “Merhamet” dhe “Matusiteb” për ndihmat e dërguara drejt Turqisë

Organizatat “Merhamet”,  “Vizioni M”, Shtëpia Botues “Logos-A” që nga 6 shkurti, dita kur ndodhën tërmetet e tmershme në Turqi dhe Siri kanë realizuar një sërë aktivitetesh humanitare për të kontribuar sadopak në zonat e prekura nga tërmetet. Që nga 6 shkurti OKH “Merhamet”, ka mbështetur iniciativën e Matusitebit, ku nëpërmjet llogarisë së hapur donacionet bamirëse drejtoheshin në llogarin e hapur të “Matusiteb”-it. Gjithashtu, OKH “Merhamet”, ka qenë pjesëmarrëse edhe e iniciativës së Universitetit Ndërkombëtar Ballkanit në Shkup, iniciativë kjo ku u bë tubimi i ndihmave materiale për zonat e prekura të tërmetit në Turqi.

Nënkryetari i TIKA-s, përgjegjës për Europë dhe vendet ballkanike, Dr. Mahmut Çevik, ka falenderuar shoqatat shqiptare për ndihmat e dërguara drejt Turqisë.   Dr. Mahmut Çevik, vite me radhë ka qenë koordinator i TIKA-s për Maqedoninë e Veriut, dhe njihet si njëri ndër personalitetet e shquara që njeh më së miri rrethanat e Ballkanit, shqiptarët dhe ndër vite kontributi i tij për popujt e Ballkanit është jashtëzakonisht i madh, në aspekt kulturor dhe të shoqërisë civile.

Në një postimi në twitter ai përmrnd punën e palodhur që kanë bërë të rinjtë e shoqatave shqiptare për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet.

MAHMUT ÇEVIK, NËNKRYETAR I TIKA-S

“Mjete të mëdha transporti (kamionë) të mbushura me jorganë, veshmbathje, gjeneratorë,ngrohësa elektrikë, artikujë higjienikë, ndihma këto që janë nisur drejt Turqisë të organizuar nga Fondacioni Alsar i Republikës së Shqipërisë. Ndërsa, nga Maqedonia e Veriut, të rinjtë shqiptarë, aktivistë të Shoqatës Kulturore Humanitare ‘Merhamet’, në bashkëpunim me të rinjtë turq të organizatës ‘Matusiteb’, përveç që kanë lexuar hatme (lexim të Kur’anit), ata vazhdojnë të dërgojnë ndihmat e tyre drejt Turqisë”.

Gjatë këtyre ditëve në qytetet e ndryshme të vendit tone po vazhdon fushata e Kermesit të organizuar nga shoqatat:  “Merhamet”, Vizioni M, Parimi dhe sh.b. Logos-A.

Ndërkaq, në ditët në vijim nje grup aktivistësh të shoqatave “Merhamet”, “Vizioni M” dhe “Parimi” do të shkojnë  në vendet e prekura nga termeti në Turqi, ku për së afermi do të ndihmojnë dhe do të qëndrojnë pranë vëllezërve turq. /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme