Tronditje ekonomike pas agresionit rus në Ukrainë

Gazetar: Ile Petrevski

Kriza energjetike në Evropë është një nga pasojat më serioze të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Në përvjetorin e fillimit të agresionin rus në Ukrainë, ekonomia globale nuk mund të vlerësojë saktë dëmin e shkaktuar material. Një muaj pas fillimit të luftës çmimet e energjisë në bursa u rritën me rreth 10 herë. Bota filloi t’i frikësohej të ftohtit, por edhe urisë.

“Rreziku më imediat është kriza e kostove të jetesës, ndërsa kërcënimi më i madh afatgjatë është ndryshimi i klimës”, thonë nga Forumi Ekonomik Botëror.

Në Maqedoni, qytetarët i ndjejnë efektet negative të luftës në Ukrainë përmes uljes së fuqisë blerëse.  Çmimet janë rritur shumë te të gjitha produktet, dhe shërbimet që qytetarët përdorin në baza ditore. Inflacioni arriti një nivel rekord në rajon prej 20 për qind, pavarësisht disa masave të qeverisë që nuk dhanë rezultat.

“Këtë vit do të ketë një stabilizim dhe normalizim të situatës, por sërish do të ketë një përqindje të lartë prej nëntë për qind të inflacionit. Në vitin 2024 pritet një ulje e goditjes së inflacionit, kur inflacioni do të binte në 2.5 për qind, dhe tashmë në vitin 2025 mund të bjerë nën dy për qind”, thonë nga BANKA POPULLORE.

Për shkak të faktit se ekonomia e Maqedonisë është e varur nga bashkëpunimi i jashtëm, përkatësisht nga eksportet në vendet e Evropës Perëndimore, të cilat po përballen me ndërprerje serioze në ekonomitë e tyre vendore, në periudhën e ardhshme ai aktivitet afarist do të duhet të rikthehet gradualisht.

Ajo që është inkurajuese për momentin është se në tremujorin e fundit ka pasur ulje të çmimeve të burimeve energjetike dhe të ushqimeve në bursa. Deri në çfarë mase do të mbetet kështu, varet nga zhvillimet ushtarake në Ukrainë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme