Paralajmërohet rikthimi i tarifës së lirë ditore

Gazetar: Ile Petrevski

Është gjithnjë e më e sigurt se nga kjo verë mund të rikthehet tarifa e lirë ditore për amvisëritë. Rënia e çmimeve në bursat e energjisë elektrike, ulja e kërkesës, por edhe rritja e prodhimit të energjisë nga objektet vendore janë arsyet që qytetarët të kenë edhe një herë mundësinë për të shfrytëzuar energjinë e lirë nga ora 14 deri në 16. Në intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk dëshiron të japë premtime që tani, por ka sinjale pozitive.

“Për momentin ka hapësirë, por duke marrë parasysh zhvillimet në sektorin e energjisë, duhet të presim deri në fund të majit për të pasur të dhënat për pesë muajt e parë, dhe pas muajit të gjashtë të bëhet një përllogaritje sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kjo nuk do të ndodhë, por përveç kësaj duam t’u japim hapësirë qytetarëve dhe veçanërisht pensionistëve që në atë kohë janë në shtëpi apo të papunëve, ta shfrytëzojnë energjinë e lirë”, tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Megjithatë, Bekteshi thotë se fjalën e fundit do ta ketë Komisioni Rregullator i Energjetikës. Kur të shpallet çmimi i ri i energjisë elektrike për shfrytëzuesit e tregut të rregulluar për gjashtëmujorin e dytë, atëherë duhet të merret vendim për kthimin e tarifës së lirë ditore.

“Vendosja e tarifës së lirë nënkupton ulje prej 5 për qind të çmimit total të konsumit familjar. Këtë e shohim në një paketë me ndryshimet në çmimin e energjisë elektrike. Nëse TVSH-ja rritet nga 10 në 15 për qind, do të thotë më shumë të ardhura në buxhet”, thonë nga Komisioni Rregullator Energjetik.

Vitin e kaluar, tarifa e lirë ditore u anulua me arsyetimin se shtetit i kushton 15 milionë euro në vit, që në krizë energjetike paraqet një kosto të madhe. Që nga fillimi i janarit, tarifa e lirë e natës është bërë më e shtrenjtë për 9%./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme