Të tjera pamje shokuese/ Shoferi dëshmitar: Urbani ishte me shpejtësi

SYRI sjell të tjera pamje tronditëse nga aksidenti në qendër të Tiranës, ku një autobus urban i Unazës u përplas me të paktën 9 mjete të tjera.

Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Muka ka bërë me dije se janë 6 persona të plagosur. Ai u shpreh se po kontrollohen shoferët për nivelin e alkoolit.

 “Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final”, tha Muka.

Kurse një nga shoferët e përfshirë në aksident, tha se autobusi ishte me shpejtësi të madhe. Shoferi drejtonte mjetin Benz që shihet në pamje para autobusit urban. Nga disa pamje në rrjet, duket se shoferi i autobusit nuk ka pranuar të dalë nga mjeti pas aksidentit të rëndë.

“Quhem Ilir, isha vetëm në automjet. Nuk di si të jua them çfarë ndodhi. Ndodhi shumë shpejt, dëgjova zhurma, isha me semafor të kuq i ndaluar. Autobusi më goditi nga pas, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha frenuar. Nuk kishte makina para meje. Unë mbaj mend që zhurmat erdhën nga mbrapa. Autobusi ishte në ecje, ishte shpejt. Momentin e goditjes dolëm dhe mora pak veten sepse nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Mesa pashë unë kishte shumë njerëz të lënduar”.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pashë në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shohim”, tha ai.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme