Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:00 ka privuar nga liria 46 vjeçarin I.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili paraprakisht kishte sulmuar fizikisht një pjesëtar të policisë.
“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë dje (02-mars) rreth orës 14.00, në rrugën “168” në Tetovë, kanë privuar nga liria 46-vjeçarin I.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili ka sulmuar fizikisht pjesëtarin e policisë derisa veprime zyrtare. I.A. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedim të mëtutjeshëm dhe kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk