Mexhiti, takim me Sindikatën e Shëndetësisë, premton rritje pagash

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti takoi Sindikatat e punonjësve shëndetësor për të mësuar nga afër kërkesat e tyre. Pas takimit, përfaqësuesit e sindikatave thanë se kanë gjetur mirëkuptim nga ana e ministrit të ri dhe se iu është premtuar firmosja e marrëveshjes për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor. Konkretisht sindikata kërkon rritje bruto prej 3000 denarësh për infermieret dhe 2000 denarë më shumë për të gjithë të punësuarit e tjerë në sektorin e shëndetësisë, përfshirë stafin teknik, administratorët si dhe mjekët. Rritja e pagës minimale, sipas sindikatës ka përafruar shumë pagat e infermierëve me stafin teknik shëndetësor dhe kjo sipas tyre ka shtuar revoltën tek to. Nëse prolongohet firmosja e marrëveshjes, Sindikatat nuk përjashtojnë mundësinë për protesta në gjithë Maqedoninë.

“Takimi i parë kaloi me një bisedë konstruktive dhe korrekte, patëm mirëkuptim nga ana e ministrit të Shëndetësisë dhe shpresojmë që në një afat të shkurtër kohor do të firmoset ajo për të cilën u morëm vesh. 1:38 Tani procedura është që marrëveshja aneks duhet të shkojnë në ministrinë e Punës Sociale pastaj ministria e Financave të japë përgjigje që të kthehet të Fondi Shëndetësor që marrëveshja të firmoset. Shpresoj që deri në fund të javës së ardhshme të kryejmë..nëse nuk firmoset marrëveshja atëherë së bashku me anëtarësinë dhe me Lidhjen e sindikatave do të shohim çka do ndërmarrim sepse anëtarësia jonë është shumë e revoltuar”, deklaroi Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme