Për shkak të operacionit kirurgjik të njërit prej avokatëve të të akuzuarve, është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Ohër për rastin e lehonës nga Dibra, Jëlldëz Veaposka. Bëhet fjalë për rasti në vitin 2020. Pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, mjekët ia kanë hequr mitrën, një vezore dhe një veshkë. Mjekët akuzohen për vepër të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Procesi ka nisur në qershor të vitit të kaluar dhe deri më tani është mbajtur vetëm një seancë. I akuzuari i parë, doktor Muhamed Asani, nuk ka dashur të deklarohet sot. I akuzuari i dytë është djali i tij Blerton Asani, ndërsa e akuzuara e tretë mjekja Liljana Jovanoska. Ata u deklaruan të pafajshëm në seancën e mëparshme. Veaposka akuzon mjekët dhe avokatët e tyre se përpiqen të shtyjnë gjykimin.
“Procedura është zvarritur që në fillim, nga Oda e Mjekëve, Ministria e Shëndetësisë e deri këtu. Por, sado që të zvarritet procedura, një ditë do të marrë fund dhe unë mendoj se duhet të vendoset drejtësi për këtë rast. Unë jam duke u trajtuar në psikiatri, shëndeti im sa vjen e përkeqësohet, si fizikisht ashtu edhe psikikisht”, tha Jëlldëz Veaposka- e dëmtuar.
“Po kalon shumë kohë në lidhje me këtë gjyq. Pres që nga seanca e radhës i gjithë procesi të përshpejtohet dhe sa më shpejt të arrijmë vendimin e shkallës së parë”, u shpreh Sasho Janev- avokat i Veaposkës. /Alsat.mk