Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për medie nga ora 14:00. Është zëdhënësi i kësaj partie, Frashër Krasniqi ai i cili e ka pralajmëruar mbajtjen e kësaj konference, ndonëse nuk ka dhënë detaje se për çka është thirrur.
Mirëpo, Gazeta Blic ka marrë vesh se ndër të tjera në të do të flitet edhe për gjuhën që e ka përdorur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në përgjime në raport me ish kreun e VV-së, Albin Kurti duke e quajtur peder.
Ndërkaq, të kontaktuar nga Gazeta Blic, askush nga zyrtarët e VV-së nuk ka dashur të jap komente për gjuhën e përdorur nga Adem Grabovci në raport me Albin Kurtin.
Tash e sa ditë kanë dalë përgjime, ku Grabovci është ndër njerëzit kryesor të PDK-së, i cili në bashkëveprim me Hashim Thaçin e Kadri Veselin punësojnë njerëz të partisë, në pozita shumë të rëndësishme shtetërore, pa përjashtu edhe punësimet në sistemin gjyqësor./ Gazeta Blic