Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit në Ohër ka thënë para mediave se janë pajtuar për aneksin e zbatimit, por se asgjë nuk ka nënshkruar. Ai shtoi se i mbetet shtetit të tij të vendos nëse dëshiron implementimin e këtij aneksi me të cilin varet rrugëtimi drejt integrimeve evropiane.
Sipas Vuçiq, Bashkimi Evropian do ta vendosë aneksin e zbatimit si pjesë përbërës të kornizës së negociatave për të dyja palët dhe se do të vlerësohet në mënyrë të pavarur implementimi i këtij aneksi.
“Arritëm një lloj marrëveshjeje, jam i kënaqur për këtë, natyrisht, kjo nuk do të jetë e gjitha, dhe ajo që është e rëndësishme të thuhet, është se këto pak pika për të cilat jemi dakorduar do të bëhen pjesë e kornizës negociuese për të dyja palët, pra edhe për Beogradin dhe Prishtinën, dhe Këshillin Evropian ashtu siç thamë kemi pritur do ta sjell vendim që kjo të jetë pjesë e kornizës negociatore, ajo që është gjithashtu e rëndësishme brenda asaj për të cilën ramë dakord është një nga prekjet kryesore është që Këshilli Evropian do të shkoj në rrugën e procesit në të cilin është i gjatë dhe serioz dhe që nuk zgjat një ditë apo pesë ditë, nëse keni menduar se diçka përfundon sonte, jo tani është vetëm fillimi. Prandaj Këshilli Evropian ose Bashkimi Evropian vlerësojnë kush sa ka bërë nga plani i zbatimit që me siguri do të duhet të zgjerohet edhe pse mua nuk do të më pegonte të qëndronte kështu, në planin e zbatimit përveç për këtë pikë të rëndësishme, që do të jetë pjesa ku kemi marrë në njohuri faktin që Bashkimi Evropian do ta vendosë atë si pjesë përbërëse të kornizës sonë të negociatave për të dyja palët, pra dhe se do të vlerësohet në mënyrë të pavarur për secilën nga palët, kush sa ka bërë”, tha ai.
Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumë serbe, do të krijohet sipas asaj që është nënshkruar në 2013 dhe 2015.
“Për ne është shumë e rëndësishme ajo që si obligim me prioritet është vendosur formimi Asociacionit të komunave serbe, dhe atë në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut, dhe duhet të them se jam vërtet i kënaqur me këtë, ende flitet për persona të zhdukur, kemi biseduar me disa konferenca donatoresh por kjo sigurisht që do të varet nga kjo, sepse plani i zbatimit me siguri do të duhet të përmirësohet. Unë e di që edhe sonte pala shqiptare do të insistojë dhe do të flasë se unë asgjë nuk kam firmosur dhe as sot nuk kam firmosur, e kam bërë të qartë, të dy më duket e kemi bërë të ditur në mënyra të ndryshme, cilat janë vija e kuqe e tij dhe cilat janë tonat”, tha ai.
Vuçiq paralajmëroi se nesër do t’ua paraqes çdo pikë qytetarëve të Serbisë dhe do t’ua shpjegojë çdo gjë çfarë ka ndodh dhe nga e hëna apo të martë do të jetë gati të pres përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare në parlament për konsultime.
“Në muajt në vijim është padyshim një punë serioze jo punë e lehtë, do ta shohim unë besoj se pala e Prishtinës do plotësoj ose filloj t’i plotësoj, sepse këtu thuhet menjëherë që të hyjmë në procesin e formimit të asociacionit të komunave serbe, duan apo jo, nuk mund ta di, po nëse do të duam të këmbëngulim në rrugën evropiane dhe të qëndrojmë në rrugën evropiane progresi ynë do vlerësohet edhe me atë se sa do të bëjmë ne lidhje me zbatimin e kësaj…..në fund të fundit kjo do të pas vendimit të Këshillit të Evropian është pjesë e kornizës tonë negociuese, dhe mbetet tek ne nëse duam apo jo, por nga kjo do të varet përparimi drejt Unionit apo jo”, tha ai.
Ai theksoi se brenda 30 ditëve të fillojë menjëherë në formimin e asociacionit të komunave serbe.
“E di që në plan të parë, ka pasur afate sepse ne këtu disa afate, jo afate ashtu si ju them, duhet të formojmë një monitorim të përbashkët komisionin që do të kryesojë BE brenda 30 ditëve të filloj menjëherë në formimin e asociacionit të komunave serbe, gjithashtu të bëjë një deklaratë për personat e zhdukur dhe ka një afat kur nuk e di se çfarë ka mbaruar, nuk është kjo, është një konferencë donatorësh për 5 muaj e kështu me radhë”, tha ai.