Sot me fillim në ora 10:00 duhet të mbahet seanca gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Në seancën e fundit që u mbajt më 2 mars, gjykatësi kërkoi nga avokatët e mbrojtjes që për sot të tregojnë se për cilat rrethana janë propozuar dëshmitarë nga ana e tyre. Gjykatësi i rastit në fjalë ka caktuar dhe dy terminë tjera për seanca gjyqësore, më 4 dhe 25 prill.
Procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që ndodhi më 8 shtator 2021 kur humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan ka filluar më 7 dhjetor të vitit 2022.