Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka bërë me dije se nesër (e mërkurë) Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë për lirimin apo vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.
“Pas caktimit të paraburgimit ndaj z. Azem Syla, më 29 prill 2016 dhe pas kalimit të afatit prej katër muajsh Gjykata nesër do të mbajë seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit ndaj z. Azem Syla dhe të tjerëve edhe për tre muaj të ardhshëm. Seanca do të mbahet nesër, më 17 gusht 2016 në orën 09:30 në Pallatin e Drejtësisë – Gjykata Themelore në Prishtinë”, ka shkuar Gashi në profilin e vet në profilin e vet në “Facebook”. Ai ka thënë së beson se kësaj radhe Azem Sylës do t’i ndërpritet paraburgimi. “Mbrojtja e z. Azem Sylës beson se këtë herë nuk do t’i vazhdohet paraburgimi ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ngase nuk ka asnjë arsye ligjore për këtë. Vazhdimi i paraburgimit mund të konsiderohet vetëm si dënim ndaj z. Azem Sylës dhe jo si masë ligjore, pasi prokurori deklaron se i ka të gjitha provat me shkrim në këtë çështje. Gjykata nesër do të duhej të vendosë”, ka shkuar Gashi.