VMRO DPMNE: 9 deputetë të LSDM-së nuk duan t’i votojnë ndryshime kushtetuese

VMRO DPMNE-ja pretendon se 9 deputetë të LSDM-së nuk duan t’i votojnë ndryshime kushtetuese ndërsa një deputet i BDI-së sipas opozitës kërkon para që të votojë. VMRO-ja kërkon përgjigje nga Kovaçevski dhe Grubi nëse deputetët e LSDM-së, përkatësisht 3 nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore kanë thënë se nëse këto ndryshime janë në tavolinë nuk do ti votojnë dhe nëse 6 deputetë të tjerë u kanë thënë se ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e keqe që mund ta bëjë kjo qeveri. Kovaçevsko i hodhi poshtë pretendimet e opozitës.

“Kjo është përgjigje ndaj tezave të mëparshme dhe duke mos pasur çfarë të thonë, thonë se ka edhe deputetë të tjerë, gjë që nuk është e saktë. Ata në muajin dhjetor, janar dhe nga mesi i muajit shkurt deklaruan se kanë 61 deputetë në kuvend dhe se rikonstruimi që unë do ta dorëzojë, nuk do të kalojë. Të gjithë u bindëm se rikonstruimi kaloi me shumicë të rritur parlamentare me 63 deputetë. Kjo do të thotë se opozita nuk ka asnjë bazë reale”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme