Ndodh çudia, prodhohën tespit digjitale (Video)

Ramazani, një nga muajt më të rëndësishëm i myslimanëve, në Kosovë ka filluar këtë të enjte, pra më 23 mars.  Sipas traditës islame, Ramazani është muaji kur vargjet e para të Kur’anit, iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1,400 vjet më parë dhe përfshinë agjërimin. Nata e saktë e shpalljes është objekt debati mes dijetarëve, por besohet se është një nga datat me numër tek gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit.

Me agjërim kuptohet abstenimi nga ngrënia apo pirja, e shumë gjërave të tjera gjatë orëve të ditës për të arritur shpërblimin e Zotit. Gjatësia e ditës së agjërimit në vendin tonë do të jetë ndërmjet 12.5 orëve deri rreth 14 orë. Akti i “prishjes” së agjërimit në perëndim të diellit njihet si iftar, ndërsa vakti para agimit që i paraprin agjërimit njihet si syfyr.

Besimtarët inkurajohen gjithashtu që të përmirësojnë sjelljen e tyre dhe të shmangin sharjet, grindjet, thashethemet dhe dembelizmin, pasi ato gjëra pakësojnë “shpërblimin shpirtëror të agjërimit”. Përfundimi i këtij muaji do të jetë më 20 prill, gjë që pason me festën e Fitër Bajramit. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, krahas deklarimit të besimit në Zot dhe pranimit të Profetit Muhamed si të dërguar të Tij, pesë faljeve ditore (namazi), Haxhit dhe dhënia e lëmoshës ose bamirësia (Zekati).

Meqense Ramazani ka filluar, Xhamia eshte shtepia e Zotit ku cdo musliman dergon lutjet e tij. E padyshim tek falja e namzit vije edhe pordorimi i tespive i cili ka nje role te rendesishem ne fene islame. Koheve te fundit po qarkullojne disa video ne rrjete sociale teksa flitet se tespit tradicionale jane shendruar ne tespi digjitale. Me poshte mund ta shihni dy video se si duken tespit digjitale:/InfoKosova/ 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme