Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mengjes në aksin Laç – Mamurras.
Makina ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jëtën drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.
Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net