Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Krahas takimit me homologun e saj, Xhaçka është paraparë të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.