Horror në Beograd – babai mbajti vajzën e tij tetëvjeçare si skllave për pesë vjet, e denoncoi partnerja e tij

Autoritetet policore në Serbi janë vënë në kërkim të një burri i cili dyshohet se ka kryer vepra penale të dhunës në familje, përkatësisht keqtrajtim të një të miture.

Sipas mediave serbe, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në kërkim të Urosh Pashajliq (38) nga Beogradi, nën dyshimin se ka kryer vepra penale të dhunës në familje, neglizhencës dhe keqtrajtimit të të miturit dhe shkeljes së obligimeve familjare.

Kështu, ata kanë shpallur edhe një kërkim, duke publikuar fotografinë e tij dhe kanë bërë thirrje për ata që e shohin, të lajmërojnë policinë.

Kjo thirrje është bërë pasi rasti tetëvjeçares ka tronditur opinionin në Serbi.

Siç raportojnë mediat në Serbi, të premten, policia e gjeti fëmijën e torturuar të kequshqyer dhe të lënë pas dore në një apartament me erë të keqe plot me mbeturina dhe e dërgoi menjëherë në spital.

Reklama

Ndërsa ndaj babait Urosh Pashajliq (38) është lëshuar urdhër bastisje për shkak të dyshimit se e ka mbajtur vajzën si skllave.

Rasti i tmerrshëm i keqtrajtimit të fëmijës është zbuluar kur një grua nga Beogradi që thuhet të jetë partnerja e tij, raportoi në stacionin policor se ai e kishte rrahur atë brutalisht dhe se e kishte mbajtur vajzën e saj si skllave për një kohë të gjatë.

Ajo tha se Pasajliq e ka goditur me kokë dhe i ka thyer hundën. Në atë kohë, ajo tha gjithashtu se ai e mbajti vajzën e tij tetëvjeçare të mbyllur në një apartament për vite me radhë. Sipas saj, ai kishte një vajzë në martesë me një grua tjetër.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas denoncimit dhe ka gjetur fëmijën në gjendje të rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme