Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupit parlamentar. Sipas burimeve, temë e takimit do të jetë fushata e 14 majit. I pranishëm në mbledhje është dhe kandidati i këtij grupi për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko.
Nga mbi 40 deputetë që ka grupi parlamentar, Alibeaj është katandisur te 10 ligjvënës.
1. Enkelejd Alibeaj
2. Gazment Bardhi
3. Arbi Agalliu
4. Lefter Gështenja
5. Andia Ulliri
6. Flutura Açka
7. Merita Bakiu
8. Eralda Tase Bano
9. Selaudin Jakupllari
10. Zheni Gjergji.
Përveç deputetëve që i zvogëlohen përditë, gjatë ditëve të fundit Alibeaj është braktisur nga të paktën 6 kandidatura që i kishte dërguar në KQZ si pjesë e kandidatëve për zgjedhje të 14 majit.
© SYRI.net