Raportohet për arrestimin e një të dyshuari për djegien e veturave në veri të vendit

Thuhet të jetë arrestuar një i dyshuar për vënien e zjarrit, respektivisht djegien e veturave në veri të vendit.

Të paktën kështu shkruajnë disa media kosovare duke u thirrur në burimet e veta.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit

Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviq.

  “Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve.

Tri vetura me targa RKS ishin djegur edhe në orët e para të së premtes – një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme