Bexheti: Grubi i Zjarrit, fraksion në BDI

“Grupi i Zjarrit” do të veprojë si fraksion në Bashkimin Demokratik për Integrim, deklaroi Blerim Bexheti pasi anëtarët e këtij grupi u braktisën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, në Tetovë, të pakënaqur me rrjedhën e saj.

Bexheti tha se edhe në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm kanë dominuar qëndrimet e njëjta dhe se partia nuk ka “reflektuar” mbi gjendjen në parti ndërsa akuzoi ministrat për “uzurpimin e organet partive dhe marrjen e vendimeve që janë në kompetencë të BDI-së”. Bexheti tha se “fraksioni do të vazhdojë takimet me bazën për të njoftuar mbi pozicionin e tij”.

Ai tha se “fraksioni do të ketë qëndrime të tij mbi të gjitha zhvillimet në vend”. I pyetur se si do të veprojnë nëse partia vendos përjashtimin e tyre, Bexheti tha se është pavarësisht kësaj do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme