Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim lëndën e organizatorëve të 27 prillit

Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin për organizimin e dhunës së përgjakshme në Kuvend në 27 prill. Apeli i pranoi ankesat e të akuzuarve Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, duke e shfuqizuar vendimin e shkallës së pare. Lënda për organizatorët e dhunës rikthehet për rigjykim para shkallës së parë.

Apeli thekson se Gjykata Penale është dashur ta shqyrtojë në masë më të madhe çështjen e dispozitave që kanë të bëjnë me amnistinë e ndjekjes penale. Më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale I shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i dënoi me gjithsej 25 vjet burg. Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend filloi në 21 shkurt të vitit 2020./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme