Pronari i portalit “Dokaz”, Marjan Stamenkovski është dënuar me tre vjet e një muaj burg si dhe 5 mijë euro dënim në të holla.
Stamenkovskit i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit dhe regjistrimi i portalit dhe domain-it brenda 10 viteve, nëse dëshiron të hapë një portal në emër të tij në Maqedoni.
Gjykata Penale e dënoi atë për katër vepra, për shantazh, pirateri të një vepre audiovizuele, keqpërdorim të të dhënave personale, shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike.
Gjykimi u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimave.