Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 1609 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 40 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për tejkalim të parregullt. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe tre të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë. /Alsat.mk