Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 140 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 39 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për tejkalim të parregullt.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta si dhe 4 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve…/Alsat.mk