Ish-Drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadon edhe një rast tjetër, pasi Gjykata e Apelit të hënën e shtyu seancën për “Titanik 2” për 13 prill.
Kështu që ish-drejtori i DSK-së nuk do të gjykohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pasi vepra penale i vjetërsohet sot.
Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.