Gazetare: Ajnur Bafqari
Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, banorët e fshatit Gërçec protestuan para objektit të EVN-së. Banorët thonë se e kanë shumë të vështirë që të bëjnë përgatitjet e iftareve dhe syfyreve gjatë muajit të Ramazanit, kërkojnë që sa më shpejt të zgjidhet ky problem. Ata akuzojnë EVN- në se nuk po e mban premtimin që nëse do të nxjerrin në rrugë orët e rrymës, nuk do të kenë më probleme me rrymën.
“Atë premtimin që e dhanë këta nuk e mbajnë, për atë pakicën edhe shumica e hanë, se 70 përqind I kanë nxjerrë në rrugë, vetëm një pakicë kanë mbetur. Këta tash e kanë gjetur, pikërisht në Ramazan, të na e prishin Ramazanin, kanë ndalë rrymën pikërisht në Ramazan. Ka kohë pas Ramazani meqë kanë pritur 1 vjet e 10 vjet, kjo mund të rregullohet edhe pas Ramazani. Tash janë revoltuar banorët, do të protestojnë përpara EVN-së… Komplet fshati qe 4 ditë rrymë nuk kemi”, tha Rexhep Latifi, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Gërçecit.
“E katërta ditë as fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Premtimi ishte nëse nxiren orët e rrymës në rrugë do të rregullohet puna, por premtimi su mbajt nga ana e tyre… 02:09 Rregullisht, Gërçeci ka rregullisht problem me rrymën, por ne u morrëm vesh, ato që do të nxjerrin orët e rrymës në rrugë asnjëherë nuk do të kenë problem me rrymën, tash 70 përqind janë në rrugë, për ato 30 përqind që nuk arrijnë të merren vesh ata, të heqim edhe ne që I kemi rregulluar punët. Ky popull këtu është që paguan rrymë, janë të rregullt edhe kanë problem bash në muaj të Ramazanit me syfyre dhe iftare e përgatitje”, u shpreh Vullnet Rrustemi, banor.
Nga EVN thonë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka ndodhur si pasojë e një defekti të shkaktuar nga shfrytëzimi i vazhdueshëm ilegal i energjisë elektrike nga ana e banorëve. Nga atje nënvizojnë se ky defekt nga i cili i gjithë fshati mbeti pa rrymë, ka ndodhur prej dje në orën 8 të mëngjesit, ndërsa nuk po arrijnë të sanojnë defektet, për shkak se punëtorëve në terren u pengohet qasja tek pajisjet e rrymës.
“Ky defekt është pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve.Trafostacionet mbingarkohen dhe dëmtohen, si dhe pajisjet e tjera energjetike, e si rezultat shfaqen defekte serioze. Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë mënjanimit të defekteve dhe kryerjes së aktiviteteve teknike në këtë fshat, pengohen nga ana e banorëve dhe shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike”, thonë nga EVN.
Përveç Gërçecit probleme me mungesën e energjisë elektrike kanë edhe disa vendbanime të tjera./Alsat.mk