Ndryshimet e planifikuara në ligjin për marrëdhënie pune, përmes të cilave parashikohet rritje e numrit të orëve shtesë të punës janë në kundërshtim me Kartën sociale evropiane, ndërsa paralajmërimet se në projekt mund të angazhohen dhe të huaj, bie ndesh me ligjin aktual për të huaj, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat drejtori i shoqatës maqedonase për juristë të rinj, Goce Kocevski.
“Kjo është plotësisht në kundërshtim me Kartën Sociale Evropiane. Ajo është marrëveshje ndërkombëtare, ngjashëm me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, por në raport me të drejtat ekonomike dhe sociale, të cilën e kemi nënshkruar. Plotësisht, ajo që ka mbetur në nenin-13 nga ligji bazë, mundësia që të punojnë të huaj…Pa intervenim në ligjin për të huaj, nuk ekziston mundësia ligjore, se si planifikohet të realizohet e gjitha kjo”, tha Kocevski. /Alsat.mk