Sektori për Punë të Brendshme-Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 16 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për mosrespektim të përparësisë për kalim. Janë shqiptuar dhe 10 masa për kalim në të kuqe në semaforë dhe tre të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve. /Alsat.mk