Këta janë dy vëllezërit që morën peng dhe dhunuan një biznesmen të fushës së ndërtimit me pretendimin se u kishte 25 mijë euro borxh.
Bëhet me dije se dy vëllezërit Alban Bejo, 35 vjeç dhe vëllai i tij Fatmir Bejo, 28 vjeç, morën peng ndërtuesin Gjergji Fela. Ngjarja ndodhi në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.
Policia vijon kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit të shpallur në kërkim, Fatmir Bejos.
Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk dihet nëse ka probleme mashtrimi të mëhershme.
© SYRI.net