UNICEF: Maqedonia e Veriut, e dyta në botë për nga numri i fëmijëve të pavaksinuar

EPA/VALDRIN XHEMAJ

Maqedonia zë vendin e dytë në botë për nga numri i fëmijëve, të cilët nuk kanë pranuar asnjë vaksinë nga lindja. Kështu tregon raporti global i UNICEF-it, i cili ka analizuar të dhënat për 55 shtete të botës nga të cilët 29 ndodhen në Evropë dhe Azinë Qendrore. Raporti po ashtu ka shpalosur se besimi në vaksina ka rënë ndjeshëm, posaçërisht pas kalimit të pandemisë me Kovid19. Në të njëjtin nivel sa i përket vaksinimit të fëmijëve, ndodhet dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Kirgistani.

“Shqetësuese është fakti se pas pandemisë besimi në vaksinat, të cilat jepet gjatë fëmijërisë ka rënë ndjeshëm. Imunizimi është njëra nga tregimet më të suksesshme të njerëzimit. Ajo solli deri në çrrënjosjen e sëmundjeve si: variola vera si dhe shpëtoi miliona jetë njerëzish nga sëmundje të rrezikshme, mes të cilave po i përmendi dhe fruthin si dhe polio. Nuk guxojmë të lejojmë që vala dhe frika e dezinformatave, të cilat u shtuan fuqishëm nga pandemia, të sjellë rrezik për jetën e fëmijëve”, tha Patricia Di Xhovani, Përfaqësuese e UNICEF për Maqedoni.

Raporti ka treguar se për dallim nga trendet botërore ku fëmijë të pavaksinuar ka kryesisht në zonat më të pa zhvilluara dhe të varfra, në Maqedoni numri i fëmijëve me “zero doza” është në mjediset urbane dhe tek pjesët më të pasura dhe të zhvilluara të vendit. Pas hulumtimit Unicef jep rekomandime institucioneve me qëllim ngritjen e përqindjes së vaksinimit te fëmijët.

“Të vazhdohet me identifikimin e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar dhe të njëjtët të imunizohen. Të forcohet besimi në vaksina në bashkëpunim dhe me njësitë lokale. T”u jepet prioritet dhe financim shërbimeve për imunizim dhe mbrojtje shëndetësore primare. Të ndërtohen sisteme shëndetësore përmes investimit në ekipet mjekësore”, njoftojnë nga UNICEF.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme