Sot vendoset nëse do të pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë sot (e hënë) në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Në agjendën e Komitetit të Ministrave, që gjendet në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës, ndër të tjera është aplikimi për anëtarësim i një shteti. I vetmi shtet aktualisht që është duke aplikuar për anëtarësim është Kosova.

Në të vërtetë edhe këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, e ka konfirmuar se aplikimi i Kosovës është në agjendë.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është në agjendë të takimit të Komitetit të Ministrave. Shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi të dielën në Twitter.

Ky vendim do të jetë procedural për t’i hapur rrugë shqyrtimit të aplikimit të Kosovës.

Kosova aplikoi zyrtarisht më 12 maj të vitit të kaluar për anëtarësim në Këshill të Evropës.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme