Analiza për shfrytëzimin e veturave zyrtare flet për të rezultate tronditëse, kështu tha në “Magazina Ekonomike”, kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Sipas saj më shumë se gjysma e automjeteve zyrtare shfrytëzohet 24/7.
“Problemi me veturat zyrtare nuk është i vogël. Nuk është vetëm për Bujar Osmanin, por është problem i përgjithshëm në shtet. Kemi bërë më parë analiza rreth përdorimit të makinave zyrtare. Erdhëm deri tek konstatime tronditëse. Gjysma e makinave shfrytëzohen 24/7…ajo (makina) është për vajtje dhe kthim nga puna…Dihet, pesë njerëz janë në shtet që duhet të shfrytëzojnë makinat 24 orë. Bëhet fjalë për tre kryetarët dhe ministrat e mbrojtjes dhe për punë të brendshme. Kaq”, tha Ivanovska. /Alsat.mk